Real Madrid kërkon Neymarin, ja çfarë thotë presidenti i PSG-së

Nasser Al Khalifi ka reaguar pas interesimit të Real Madridit për transferimin e Neymarit.

Sport

14/09/2018 10:13

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khalifi ka reaguar pas interesimit të Real Madridit për transferimin e Neymarit.

Ai ka thënë se ka respekt për klubin nga La Liga andaj nuk do të dëshironte që ata ta kontaktonin brazilianin pa lajmërimin e tij.

“Është pak frustruese sepse nuk është në rregull nëse klube tjera kontaktojnë dikë nga futbollistët tanë. Kemi raport të mirë dhe respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre, Florentino Perez”, deklaroi Al Khelaifi për “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

“Kështu ndodh me të gjitha klubet, jo vetëm për Real Madridin. Nëse ekziston ndonjë temë është mirë ta diskutojmë direkt mes vete”, theksoi ai. /Lajmi.net/