Real Madrid ka një lajm të keq për Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

17/01/2018 10:36

Cristiano Ronaldo nuk do të ketë ofertë të re për vazhdimin e kontratës në Real Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi portugez ka mosmarrëveshje të thellë me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Andaj, kreu i “Los Blancos” ka vendosur të mos i ofrojë Ronaldos mundësinë e nënshkrimit të kontratës së re në Santiago Bernabeu me kushte të përmirësuara financiare, të kërkuara nga futbollisti, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/