Real Madrid ka ‘çmimin’ e Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka rritur çmimin e tij me paraqitet fantastike në vitin e fundit.

Sport

10/01/2017 09:03

Instituti Portugez për Administratë dhe Marketing ka vlerësuar Cristiano Ronaldon në 105 milionë euro.

Sulmuesi i Real Madridit fitoi Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë nga FIFA për vitin 2016.

Andaj, kjo ka bërë që vlera e tij të rritet, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, Real Madrid vështirë se do ta shesë edhe nëse merr një ofertë të tillë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6