Real Madrid – Juventus, shkëmbehen Marcelo dhe Alex Sandro

Real Madrid dhe Juventus bëjnë gati një marrëveshje të madhe.

Sport

04/09/2018 10:34

Real Madrid dhe Juventus janë duke bërë gati një marrëveshje të madhe.

Mediat italiane raportojnë se klubet kanë filluar bisedimet për shkëmbimin e mbrojtësit Alex Sandro me Marcelon.

Dyshja e brazilianëve ishin në qendër të spekulimeve gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ata vazhdojnë të jenë të kërkuar në treg dhe Juventus dhe Real Madrid janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit të tyre, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/