Real Madrid – Juventus, merret vendimi nëse do të luajë Ronaldo

Juventus dhe Real Madrid takohen në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

12/07/2018 09:26

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi portugez do ta humb ballafaqimin mes ekipit të tij të ri dhe atij të shkuarit më 5 gusht në FedEx Field të Landover, në Washington, shkruajnë mediat spanjolle.

Ronaldo ka zyrtarizuar transferimin nga Real Madrid në Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai do të pushojë më gjatë pas angazhimeve të mëdha të sezonit të shkuar. /Lajmi.net/