Real Madrid: James do të luajë për këtë ekip më 2016/17 (FOTO)

Real Madrid ka njoftuar mesfushorin James Rodriguez se nuk do të largohet nga klubi.

Sport

20/08/2016 09:04

James Rodriguez do të mbetet në Real Madrid.

“Los Blancos” kanë njoftuar mesfushorin se ai nuk do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se Real Madrid ia ka komunikuar vendimin Jamesit, pas spekulimeve rreth interesimit nga shumë klube të tjera evropiane, përcjell “Lajmi.net”.

Chelsea e Arsenal kanë shprehur interesim për transferimin e Jamesit.

Por, klubi nga Santiago Bernabeu nuk dëshiron ta shesë gjatë kësaj vere edhe pse ai nuk konsiderohet titullar nga trajneri Zinedine Zidane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.