Real Madrid, ‘ilaçi’ i Bundesligës

Real Madrid në rrugëtimin e suksesshëm drejt finales në Ligën e Kampionëve, i ka eliminuar nga gara tri skuadra të Bundesligës, Schalke, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Sport

01/05/2014 15:45

Real Madrid kompletoi rrugëtimin e suksesshëm drejt finales në Ligën e Kampionëve pas triumfit të jashtëzakonshëm në gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut, me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Los Blancos siguruan finalen ku do të ndeshen me rivalin e qytetit Atletico Madrid.

Por, rrugëtimi drejt finales në Lisbonë e vuri Realin përballë tri skuadrave gjermane, të cilat i mposhti njërën pas tjetrës.

Pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 9:2 në fazën eliminatore të garës ndaj Schalkes, Reali – me shumë më tepër vështirësi – eliminoi Borussia Dortmundin me rezultat 3:2.

Kurse, në ballafaqim me kampionin në fuqi Bayern Munich, skuadra e Carlo Ancelottit fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Santiago Bernabeu me rezultat minimal 1:0, pastaj befasisht i shkeli ata në Allianz Arena duke i mundur 4:0.