Real Madrid – Icardi, vendim “drithërues”

Zinedine Zidane do të vazhdojë të luajë me Karim Benzeman në qendër të sulmit, përkundër kritikave që po i merr francezi nga tifozët.

Sport

14/12/2017 14:36

Real Madridi ka hequr përfundimisht dorë nga Mauro Icardi.

Mediat spanjolle raportojnë që madrilienët nuk janë të interesuar më për argjentinasin, përcjellë “Lajmi.net”.

Arsyeja kryesore është çmimi i lartë që kërkon Interi, e që është mbi 100 milionë euro.

Zinedine Zidane do të vazhdojë të luajë me Karim Benzeman në qendër të sulmit, përkundër kritikave që po i merr francezi nga tifozët. /Lajmi.net/