Real Madrid i përgjigjet Barcelonës, transferon sulmues për 60 milionë euro (FOTO)

Real Madrid planifikon transferimin e një prej sulmuesve më të mirë nga Premierliga.

Sport

21/03/2017 09:42

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e Antoine Griezmann ose Paulo Dybala.

Por, Real Madrid është i gatshëm të kundërpërgjigjet.

Sipas medieve spanjolle, “Los Blancos” janë të interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, përcjell “lajmi.net”.

Manchester City do ta konsiderojë shitjen e reprezentuesit argjentinas në rast të një oferte prej jo më pak se 60 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6