Real Madrid i ofron Chelseas yllin e madh për Hazardin

Real Madrid e dëshiron me çdo kusht transferimin e Eden Hazard.

Sport

13/11/2018 15:28

Real Madrid është duke planifikuar që ta transferoj Eden Hazardin në afatin e verës së vitit 2019.

Skuadra spanjolle ka kohë që po e kërkon belgun, andaj janë të gatshëm që t’i ofrojnë Chelseas një lojtar, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid është i gatshëm që t’i ofroj bluve, Gareth Balen, në mënyrë që ta marr si shkëmbim Hazardin.

Chelsea nuk do të pranoj shkëmbimin, pasi kërkon edhe para për ta realizuar atë operacion.

Skuadra londineze është e interesuar që ta marr Marcos Asension se sa Balen, mirëpo Real Madrid nuk heq dorë nga spanjolli. /Lajmi.net/