Real Madrid i hakmerret Manchester Unitedit, ia rrit çmimin Moratas

Transferimi i Alvaro Moratas te Manchester United mund të dështojë

Sport

10/06/2017 16:16

Real Madrid sipas shtypit britanik, mund t’i hakmerret Manchester Unitedin për transferimin e dështuar të David de Gea në vitin 2015.

Në vitin 2015, edhe pse ishin arritur të gjitha marrëveshje, transferimi i portierit spanjoll te Real Madrid kishte dështuar, pasi dorëzimi i dokumentacionit ishte bërë me vonesë.

E për këtë gjë, Real Madrid mund t’i hakmerret ‘Djajve të Kuq’, duke ia ngritur çmimin sulmuesit 24 vjeçar./Lajmi.net/