Real Madrid humb durimin me Bale, zbulohet emri i klubit të ri

Gareth Bale më afër se kurrë nga largimi nga Real Madrid dhe rikthimi në Premierligë.

Sport

11/11/2017 12:19

Gareth Bale është duke kaluar vitin e tij të fundit si futbollist i Real Madridit. Sulmuesi uellsian ka pësuar një lëndim të ri dhe do të mungojë për një tjetër muaj.

Dëmtimi i ri ka bindur drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu që ta shesë pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan “AS”.

E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Premierligë ku ai shkëlqeu me fanellën e Tottenhamit, përcjell “lajmi.net”.

Manchester United dhe menaxheri Jose Mourinho dëshirojnë ta sjellin në Old Trafford në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/