Real Madrid hidhet në sulm, kërkon dy super-mesfushorë

Real Madrid nuk ka bërë ende asnjë lëvizje në tregun e transferimeve pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Sport

08/08/2018 09:16

Portugezi i dha fund qëndrimit nëntë vjeçar në ‘Santiago Bernabeu’, duke kaluar në Serie A te skuadra e Juventusit.

Ky largim ka bërë të harrohet te Real Madrid, me situatën e re të krijuar, ku pranë largimit janë edhe dy lojtarë të tjerë, Luka Modric dhe Mateo Kovacic.

Modric thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të Real Madrid dëshirën për t’u larguar në drejtim të Interit, ndërsa Kovacic do t’i bashkohet Chelsea në Premierligë në huazim një vjeçar.

Në rast largimi të dy mesfushorëve kroat, Real Madrid e sheh të detyrueshëm ndërhyrjen në tregun  transferimeve.

‘AS’ shkruan se ‘Los Blancos’ kanë në tavolinë dy emra si alternativa potenciale.

Bëhet fjalë për Thiagon e Bayern Munich dhe Miralem Pjanicin e Juventusit./Lajmi.net/