Real Madrid “heton” Sterlingun

Raheem Sterling duket se nuk është i kënaqur me situatën në Manchester City.

Sport

21/10/2018 08:44

Sipas “Daily Express” “mbretërit” janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me yllin anglez, transmeton lajmi.net.

Bisedimet mes palëve kanë ngecur paksa, pasi anësori i City po kërkon një kontratë më fitimprurëse se ajo aktualja ( që i sjellë 100 mijë funte për javë).

Sterling ka vetëm 18 muaj kontratë të mbetur me skuadrën nga “Etihad”.

Reali po e vëzhgon me shumë vëmendje situatën e lojtarit të skuadrës kampione në Angli. /Lajmi.net/