Real Madrid gëzon tifozët me vendimin për Neymarin

Real Madrid i ka gëzuar tifozët nga Santiago Bernabeu me vendimin për ta ndjekur Neymarin.

Sport

12/01/2018 07:32

Real Madrid planifikon transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

E përditshmja sportive madrilene “Marca”, shkruan se “Los Blancos” kanë në mendje blerjen e yllit brazilian.

Neymar iu bashkua klubit francez në verën e vitit 2017 nga Barcelona por së fundmi spekulohet se është i pakënaqur te skuadra nga Parc des Prines.

Andaj, Real Madrid i ka gëzuar tifozët nga Santiago Bernabeu me vendimin për ta ndjekur Neymarin dhe paraqitur ofertë për rikthimin e tij në La Ligë menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/