Real Madrid fiton 88.5 milionë euro (FOTO)

Real Madrid ka bërë punë të mirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

22/08/2017 10:13

Real Madrid ka shituar Alvaro Moratan për 80 milionë euro në Chelsea, Danilon për 30 milionë në Manchester City, James Rodriguezin për13 milionë në Bayern dhe Mariano për 8 milionë në Lyon, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Nga shitjet Reali ka fituar 131 milionë euro, derisa ka shpenzuar 42.5 milionë euro për blerjen e Theo Hernandez (26 milionë) dhe Dani Ceballos (16.6 milionë).

Andaj, Real Madrid nga këto pazre ka arritur në të arkëtoj 88.5 milionë euro. /Lajmi.net/