Real Madrid, ekipi i vitit në Evropë

Real Madrid është shpallur ekipi më i mirë i vitit në Evropë nga Shoqata e Klubeve Evropiane.

Sport

09/09/2014 15:22

Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA), ka shpallur fituesit e çmimeve vjetore.

Real Madrid u shpall klubi më i mirë i vitit dhe e mori çmimin nga nënkryetari i ECA-së, Karim Heimz Rummenigge, përfaqësues i Bayern Munichut. Los Blancos fituan Ligën e Kampionëve andaj pa dyshim se u takua epiteti i ekipit më të mirë të kontinentit.

Shpërblimi për skuadrën që ka përparuar më së tepërmi gjatë edicionit 2013/14 e mori Red Bull Salzburg nga Austria.

Çmimin për rezultatin më të mirë në një aksion të marketingut e fitoi Celtic nga Glasgow për projektin CelticLIVE, me çka komplet stadiumi i ekipit është i mbuluar me internet pa pagesë.