Real Madrid e transferon Hazardin për 100 milionë euro

Rruga e Real Madridit për të arritur deri të Eden Hazard mund të bëhet më e lehtë në fund të këtij sezoni.

Sport

18/01/2019 08:33

‘Los Blancos’ përkundër insistimit të Chelsea, vazhdojnë të synojnë transferimin e lojtarit më të mirë belg.

Por, ‘Le10Sport’ raporton se Chelsea do të detyrohet të zbresë çmimin e Hazard në fund të sezonit.

Shuma e kërkuar 150 milionë euro, do të bije në 100 milionë euro kur Hazard në fund të sezonit të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës.

Shumë prej 100 milionë euro nuk do të paraqiste problem për Real Madridin, që po hasin në probleme të mëdha pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Një lëvizje drejt Bernabeut do ta pëlqente edhe Hazard, që asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin për Real Madridin, gjë e cila ka shtyrë edhe në mos vazhdimin e kontratës më Chelsea në muajt e fundit./Lajmi.net/