Real Madrid e shet yllin e skuadrës

Real Madrid janë duke konsideruar shitjen e Marco Asensios.

Sport

20/10/2018 08:08

Talenti spanjoll, Marco Asensio, mund të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme.

Është Real Madrid që po mendon shitjen e tij shkruan Marca, përcjell ‘lajmi.net’.

22 vjeçari nuk po gjen hapësira të nevojshme në formacionin e Julen Lopetegui, edhe pse shihej si zëvendësues i Cristiano Ronaldo.

Lajmi për largimin e Asensios nga Real Madrid, ka alarmuar skuadra si PSG dhe Manchester City, që janë të gatshme të paguajnë shumë të konsiderueshme parash për talentin spanjoll./Lajmi.net/