Real Madrid e ofron yllin e madh dhe para për top lojtarin

Real Madrid është duke planifikuar që të bëjë një revolucion në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Sport

22/01/2019 09:56

Real Madrid do t’i largojë disa lojtarë me të përfunduar ky sezon, pasi do të bëjë disa transferime të mëdha.

I pari në listë që mund të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ është Christian Eriksen nga Tottenham, përcjell lajmi.net nga AS.

Real Madrid është i gatshëm që ofroj James Rodriguezin në marrëveshje me danezin.

Kolumbiani do të rikthehet nga huazimi në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, ndërsa këta të fundit nuk e duan poashtu atë në skuadër.

Madrilenët do t’i ofrojnë Tottenhamit, James Rodriguezin, në mënyrë që ta transferojnë Eriksenin, por që duhet të ofrojnë edhe një shumë të parave. /Lajmi.net/