Real Madrid e fiton Championsin, vjen reagimi nga Barcelona (FOTO)

Barcelona e ka uruar Real Madridin për suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve.

Sport

29/05/2016 08:00

 

Real Madridi e fitoi titullin e 11-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, duke e mposhtur Atletico Madridin në penallti.

Për këtë sukses të arritur, “Los Blancos” janë uruar nga rivali historik, Barcelona, përcjell Lajmi.net.

“Urime Real Madrid, për titullin e Ligës së Kampionëve të arritur në Milano”, thuhet në urimin e klubit katalunas në Twitter.