Real Madrid – Donnarumma, lajmi i fundit nga Spanja

Gianluigi Donnarumma spekulohet se mund të largohet nga San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

16/05/2018 07:16

Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Reprezentuesi italian spekulohet se mund të largohet nga San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai së fundmi ishte përmendur si objektiv i Paris Saint-Germain.

Por, mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid vazhdon të jetë në garë për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid pritet të sjellë një portier të ri gjatë afatit kalimtar të verës dhe Donnarumma është një prej objektivave të tyre. /Lajmi.net/