Real Madrid do t’i befasojë tifozët me transferimin e ri

Real Madrid është shumë afër të bëjë një transferim befasues.

Sport

17/02/2019 22:01

Real Madridi e dëshiron transferimin e talentit të Palmerias, Ivan Angulo.

Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me agjentin e kolumbianit, që marrëveshja të kompletohet pa përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.

Angulo do të qëndrojë te Palmerias deri sa t’i mbush 18 vite.

Mesfushori është pajtuar që të transferohet te Real Madrid, por që tani ka mbetur marrëveshja mes të dyja klubeve. /Lajmi.net/