Real Madrid dhe Liverpool në Elbasan?

Gjigantët si Real Madrid dhe Liverpool mund t’i zhvillojnë dy ndeshjet e tyre kundër Ludogorets Razgrad në kuadër të Ligës së Kampionëve në “Elbasan Arena” në Shqipëri.

Sport

29/08/2014 12:00

Liga e Kampionëve mund të zbresë në Shqipëri. Real Madrid dhe Liverpool në “Elbasan Arena” është një opsion shumë i bukur për të qenë i vërtetë.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka thënë presidenti i Ludogorets Razgrad, Kiril Domushiev. Ekipi bullgar ka një telashe pasi stadiumi i qytetit nuk i plotëson kushtet e UEFA-s.

Dhe, Domushiev ka theksuar se nëse UEFA nuk e lejon zhvillimin e ndeshjeve në Sofje, atëherë ekipi mund të zhvendoset në Shqipëri, më saktësisht tek stadiumi “Elbasan Arena” që pritet të përfundojë më 4 tetor, raporton “Albeu.com”.

Por, një problem është se Ludogorets do të jetë nikoqir i Realit më 1 tetor, tri ditë para se që është planifikuar inaugurimi i stadiumit të rinovuar të Elbasanit.