Real Madrid dëshiroi ta bënte ëndrrën realitet, transferimin e Messit

“Der Spiegel” zbuloi planin që kishte përgatitur Reali për ta marrë Messin nga Barcelona.

Sport

13/01/2018 10:23

“Der Spiegel” në një arikull të publikuar së fundmi tregon se si Real Madridi ka dashur ta transferojë Messin në vitin 2013 duke paguar klauzolën e argjentinasit.

250 milionë ishte klauzola e argjentinasit në vitin 2013 shifër kjo e cila ishte e paimagjinueshme në krahasim me rrugët se si bëhej merkatoja. “Der Spiegel” raporton se Realikishte njoftuar babain e lojtarit se janë të gatshëm t’i ofrojnë argjentinasit deri në 23 milionë euro në sezon dhe kontratë deri në vitin 2021, si dhe një milionë për Jorge Messin.

“Der Spiegel” zbuloi planin që kishte përgatitur Reali për ta marrë Messin dhe takimin e planifikuar me njerëz të ngritur në jahtin privat të Perezit (përfaqësues të lojtarit, vetë lojtarin, drejtor sportiv dhe avokatin e Madridi), por asgjë nuk shkoi sipas planifikimit të numrit një të Madridit.