Real Madrid – Can, lajmi i fundit nga Spanja

Emre Can ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Liverpool.

Sport

09/03/2018 12:25

Emre Can është në pritje të një thirrje nga Real Madrid.

Mediat spanjolle besojnë se klubi nga Santiago Bernabeu është i gatshëm ta rivalizojë Juventusin, për blerjen e mesfushorit të Liverpoolit.

Can ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Liverpool, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, interesimi për blerjen e tij po rritet para përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/