Real Madrid cakton takim për blerjen e Hazardit

Real Madrid ka bërë gati ofertën për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard.

Sport

20/07/2018 07:12

Real Madrid ka konfirmuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se të shtunën, “Los Blancos” do të zhvillojnë një takim me menaxherin e Hazardit, për të formalizuar ofertën për blerjen e yllit belg.

Real Madrid është i gatshëm të paguajë jo më tepër se 125 milionë euro për transferimin e Hazardit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, Real Madrid dhe Chelsea janë duke negociuar transferimin e portierit Thibaut Courtois në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/