Real Madrid cakton çmimin për shitjen e Bale

Real Madrid ka caktuar çmimin për shitjen e Gareth Bale.

Sport

13/12/2017 07:12

Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madrid.

“Diario Gol” raporton se klubi madrilen tashmë ka caktuar çmimin për shitjen e yllit uellsian në vitin 2018.

Real Madrid kërkon 90 milionë euro për shitjen e tij nga Santiago Bernabeu pasi e bleu për 100 në verën e vitit 2013, përcjell “lajmi.net”.

Bale ka zgjuar interesim nga dy klube të mëdha nga Premierliga.

Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë shfaqur interesim për rikthimin e tij në futbollin anglez. /Lajmi.net/