Real Madrid cakton çmimin e shitjes së Ronaldos (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Sport

17/06/2017 09:36

Real Madrid ka caktuar çmimin e shitjes së Cristiano Ronaldos.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi madrilen kërkon 400 milionë euro për yllin portugez.

Ronaldo thuhet se nuk dëshiron të luajë më në La Ligë dhe Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, së fundmi spekulohet se ai mund të rikthehet te ish skuadra e tij, Manchester United në Premierligë. /Lajmi.net/