Real Madrid cakton çmimin e Asensios (FOTO)

Marco Asensio nuk do të largohet nga Rael Madrid.

Sport

19/08/2017 08:49

Real Madrid është i gatshëm ta blindojë talentin e ri, Marco Asensio.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se klubi madrilen ka vendosur ta rrisë dëmshpërblimin në kontratën e tij në Santiago Bernabeu në plot 500 milionë euro.

Asensio ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ndeshjet përgatitore por edhe Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës duke zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Por, Real Madrid ka vendosur ta konfirmojë të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu me klausolën e re prej 500 milionë euro. /Lajmi.net/