Real Madrid cakton bonuset për trofeun e Ligës së Kampionëve

Real Madrid do t’i shpërblejë futbollistët me nga 700 mijë euro secilin nëse arrijnë të triumfojnë në finalen e Ligës së Kampionëve. Por, trajneri Zinedine Zidane do të përfitojë edhe më shumë se kaq.

Sport

27/05/2016 15:21

Secili futbollist i Real Madridit do të përfitojë nga 700 mijë euro nëse arrijnë të triumfojnë në finalen e Ligës së Kampionëve “Los Blancos” ndeshen me Atletico Madridin në stadiumin “San Siro” në Milano të shtunën.

Dhe, klubi ka caktuar bonuset për trofeun e shumëkërkuar, raporton “OK Diario”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, më shumë se futbollistët do të paguhet trajneri Zinedine Zidane.

Në rast të fitores, Zidane do të shpërblehet me dyfishin, 1 milion e 400 mijë euro.

Real Madrid kërkon trofeun e 11-të të fituesit të Ligës së Kampionëve.