Real Madrid – Borussia Dortmund, shkëmbim lojtarësh

Real Madrid dhe Borussia Dortmund mund të përfshihen në një shkëmbim lojtarësh.

Sport

27/03/2016 10:28

Reali dhe Dortmundi mund t’i shkëmbejnë sulmuesit Alvaro Morata dhe Pierre-Emerick Aubameyang, përcjellë Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

‘Los Blancos’ janë tejet të interesuar për sulmuesin e Gabonit, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirë për të luajtur në La Liga.

Madrilienët mund ta përfshijnë në marrëveshje sulmuesin Alvaro Morata që aktualisht luan te Juventusi.

Reali pritet ta shfrytëzojë klauzolën për rikthimin e tij dhe ta bëjë pjesë të ofertës për Aubameyangun.