Real Madrid befason tifozët me portierin e ri (FOTO)

Real Madrid mund të realizojë një befasi të madhe sa i përket transferimit të portierit të ri.

Sport

15/03/2017 12:17

Keylor Navas nuk do të jetë më portier i parë i Real Madridit pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas medieve spanjolle, gjiganti nga Santiago Bernabeu ka filluar kërkimin për një portier të ri.

Dhe, anëtari i Bayer Leverkusenit, Bernd Leno është shfaqur si objektiv i befasishëm i “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka kontratë me Leverkusenin deri në verën e viti 2020.

Kartoni i 25 vjeçarit vlerësohet nga Transfermakt.de rreth 18 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6