Real Madrid befason tifozët me përforcimin e ri nga rivali i La Ligës

Real Madrid ka shfaqur interesim për talentin e Valencias, Rafa Mir.

Sport

15/12/2017 12:20

Real Madrid kërkon një përforcim nga Valencia.

Klubi nga Santiago Bernabeu ka shfaqur interesim për talentin e Valencias, Rafa Mir.

“Elbernabeu.com” raporton se “Los Blancos” kërkojnë 20 vjeçarin për verën e vitit 2018.

Mir ka kontratë me Valencian deri në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai nga janari mund të arrijë marrëveshje paraprake me Real Madridin duke u transferuar në Santiago Bernabeu si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/