Real Madrid befason tifozët me përforcimin e ri (FOTO)

Real Madrid e ka identifikuar përforcimin e ri.

Sport

22/02/2017 13:42

Real Madrid do ta transferojë mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Julian Brandt, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se 20-vjeçari do të jetë përforcim i “Los Blancos” gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Brandt kërkohet edhe nga gjigantët e Premierligës si: Manchester United, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Everton. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6