Real Madrid-Bayern Munchen, “çmenduri” nga shqiptari para ndeshjes (FOTO)

Bayerni është një ndër skuadrat më të ndjekura në Shqipëri. Madje mes tyre ka edhe tifoz të flaktë të cilët janë të gatshëm të bëjnë aventura të çmendura.

Sport

18/04/2017 18:15

Bavarezët do të tentojnë sonte përmbysjen ndaj realit, teksa një ndër tifozët që beson më shumë është Edi Beqari, i cili ka ngjitur malin e Tomorrit (2416 m) duke sfiduar një mikun e tij i cili i tha se “nëse ngjit Malin e Tomorrit, Bayerni e kalon Realin”.

“TGJ, përshëndetje! Edhe unë, si ju, jam i dashuruar me futbollin gjerman dhe sidomos me Bayernin, prandaj vendosa t’ju shkruaj.
Një miku im alpinist profesionist më tha: ‘Aq sa mundesh ti të ngjitësh Malin e Tomorit me mua dhe një grup profesionistësh, aq shanse ka edhe Bayern të martën për të mposhtur Real Madridin’.

Nuk u mendova dy herë dhe pas gjashtë orësh ngjitjeje të vështirë me duar, këmbë dhe zemër, u ngjita. Këtë dua edhe nga Bayerni ynë, të luftojë me të gjitha mënyrat, se do t’ia dalë. Publikojë, po e pe të arsyeshme, se edhe morali i tifozëve tanë më duket i rënë. Faleminderit”, ishte mesazhi i tifozit në faqen “Tifozët Gjermanë”.

tifozi48

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy