Real Madrid – Barcelona, si në futboll, si në basketboll

Barcelona e ka fituar El Clasicon ndaj Real Madridit edhe në basketboll.

Sport

27/12/2015 20:50

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 91-84, në kuadër të xhiros së 13 në kampionatin spanjoll.

Katalonasit ishin në epërsi përgjatë gjithë ndeshjes duke triumfuar në fund.

Barça ishte më e mirë në dy çerekët e parë të cilët i fitoi 23-25 dhe 21-25, për ta mbyllur pjesën e parë me reultat 50-44.

Edhe çereku i tretë u takoi mysafirëve të cilët e fituan atë 24-14. Në periudhën e fundit Reali u mundua të rikthehej mirëpo nuk ia arriti qëllimit duke pësuar humbje në fund.