Real Madrid – Barcelona, ndeshja në orë shumë të keqe për tifozët në Kosovë

Real Madrid dhe Barcelona takohen të dielën në International Champions Cup.

Sport

28/07/2017 07:28

Real Madrid dhe Barcelona zhvillojnë takimin e parë para sezonit të ri në kuadër të International Champions Cup.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ndeshen në Hard Rock Stadium të Miami Dolphins.

Por, orari nuk është aspak i përshtatshëm për tifozët në Kosovë, përcjell “lajmi.net”.

Dueli do të fillojë nga ora 02:00 ku në rast të fitores së Barcelonës, skuadra katalane do të shpallet fituese e International Champions Cup për herë në parë në histori të klubit. /Lajmi.net/