Real Madrid – Atletico Madrid, ky futbollist largohet nga klubi pas finales (FOTO)

Alvaro Arbeloa do të largohet nga Real Madrid pas finales ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/05/2016 10:03

Alvaro Arbeloa do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit si futbollist i Real Madridit.

Mbrojtësi do të largohet nga “Los Blancos” si futbollist i lirë, dhe tashmë është përshëndetur me tifozët në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, ai do të përshëndetet edhe me komplet skuadrën e tij pas duelit në Milano, përcjell “Lajmi.net”. Arbeloa ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të ardhshme.

Por, aventura e tij me Real Madridin do të përfundojë sonte.