Real Madrid – Atletico Madrid, befasi në formacion

Fernando Torres pritet të luajë nga minuta e parë për Atletico Madridin në derbin e qytetit kundër Real Madridit.

Sport

27/02/2016 12:00

Diego Simeone ka përgatitur një befasi për Real Madridin.

Trajneri i Atletico Madridit është i gatshëm ta aktivizojë sulmuesin Fernando Torres nga minuta e parë në derbin e qytetit sot në Santiago Bernabeu, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Torres do të jetë në kërkim të golit të tij të parë në Santiago Bernabeu pas 13 muajsh.