Real Madrid – Atletico Madrid 1:3

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka bërë parashikimin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve. Ai beson se skuadra e tij do të fitojë kundër Real Madridit me rezultat 3:1.

Sport

24/05/2014 17:24

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo është shprehur mjaft optimist për shanset e skuadrës së tij për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Për herë të parë në histori të garës, dy skuadra nga i njëjti qytet do të luftojnë për trofeun kampionit të Evropës.

Dhe, Cerezo beson se Atletico do të dalë fitues në Estadio da Luz të Lisbonës.

“Reali do të shënojë i pari, pastaj ne do të kundërpërgjigjemi me tre gola”, deklaroi Cerezo për As.com.

“Nervoz? Aspak. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Mendoj se nevojiten nerva të fortë dhe shpresojmë që në fund gjithçka të shkoj në favor të Atletico Madridit”, u shpreh kreu i klubit nga Vicente Calderon që saktësisht një javë më parë fitoi titullin e kampionit në La Ligë.