Real Madrid 3:1 Getafe, notat e lojtarëve

.

Sport

03/03/2018 23:24

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, në prag të transfertës delikate në Parsi, në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Në ‘Santiago Bernabeu’, madrilenët mposhtën me rezultatin 3-1 Getafen, në një sfidë ku Bale hapi serinë e golave dhe Ronaldo shënoi sërish një dopietë, ndërsa për miqtë, Portillo ngushtoi përkohësisht diferencën e golave.

Zidane preferoi të hedhë në fushë lojtarët më të mirë sot, për të shmangur ndonjë hap fals në shtëpi, teksa e nisi ndeshjen me BBC-në e famshme. Portugezi u largua vetëm në minutat e fundit, pasi kishte shënuar golin e 3-të, për t’i lënë vendin Asensios.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje.