Real, ky rekord sjell fat të keq

Real Madrid i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, një statistikë tregon se cilado skuadër që ka bërë këtë, nuk e ka fituar titullin.

Sport

11/12/2014 21:50

Real Madrid vazhdon të radhit fitore të njëpasnjëshme. Los Blancos kanë shënuar fitoren e 19-të të njëpasnjëshme në të gjitha garat duke mposhtur 4:0 Ludogorets Razgradin në xhiron e fundit të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Dhe, skuadra e Carlo Ancelottit e mbylli me bilanc perfekt fazën e parë të garës duke fituar secilin prej gjashtë ballafaqimeve në të.

Nga dy kundër Liverpoolit, Baselit dhe Ludogorets Razgradit, brenda dhe jashtë.

Mirëpo, një statistikë brengosëse është se cilado nga pesë skuadrat e tjera që në të kaluarën kanë shënuar fitore në secilën nga gjashtë takimet e fazës së grupeve, nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve.

Real, ke kujdes.