Real, klubi më i pasur në botë

Real Madridi është klubi më i pasur në botë, sipas revistës amerikane Forbes. Gjiganti spanjoll ka vlerë prej 3.44 miliardë dollarësh, ndërsa ndiqet nga Barcelona dhe Manchester United.

Sport

17/07/2014 19:37

Reali i Madridit është në krye të listës së ekipeve më të pasura në botë. Vlerësimi është bërë nga revista amerikane ‘Forbes’, e cila e ka llogaritur vlerën e klubit madrilen 3.44 miliardë dollarë.

Ndërsa, në vendin e dytë është renditur Barcelona me 3.2 miliardë dollarë, e cila ka parakaluar anglezët e Manchester United, vlera e të cilit ka zbritur ndjeshëm këtë vit në 2.81, transmeton “Top Channel”.

Revista amerikane ‘Forbes’ prej vitit 2004 bën renditjen e klubeve më të pasuara në botë duke e llogaritur vlerën e ekipeve në bazë të kapitalit, borxhit dhe marrëveshjes mbi stadiumin.

Gjatë vitit të fundit Reali i Madrid pati një ecuri pozitive, pasi fitoi Champions League në muajin maj.