Real e Atletico kërkojnë Mustafin

Real Madrid dhe Atletico Madrid janë duke e vëzhguar mbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.

Sport

09/01/2015 08:57

Shkëlqimi i Shkodran Mustafit te skuadra e Valencias ka bërë që dy gjigantët e Madridit, Real dhe Atletico të shprehin interesim për transferimin e tij, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”.

Mustafi iu bashkua Valencias gjatë verës së vitit të kaluar nga Sampdoria.

Dhe, deri më tani është duke u paraqitur me mjaft sukses në formacionin bazë të ekipit nga Mestalla.

Kjo ka bërë që Real Madrid dhe Atletico Madrid ta vazhgonë me vëmendje me mundësi të paraqitjes së ndonjë oferte për transferimin e tij.