Real-Barcelona, tension i madh

Real Madrid dhe Barcelona i kanë punët keq mes vete. Dy gjigantët e La Ligës kanë një raport të tensionuar, të ndezur shumë nga ngjarjet e fundit.

Sport

24/01/2015 12:17

Real Madrid dhe Barcelona nuk mbahet mend se kanë pasur raporte më të tensionuara se tani.

Akuzat e ndërsjella mes klubeve më të mëdha nga La Liga në lidhje me dënimin e FIFA-s ndaj gjigantit katalan për transferimin e parregullt të disa futbollistëve të grupmoshave të reja, ka ndezur situatën.

Kryesitë e klubeve kanë raport të ftohtë, me shumë tensione mes tyre, konfirmon e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Tani përveç tifozëve dhe futbollistëve në fushën e lojës, tensioni ka shpërthyer edhe tek kryesitë e klubeve.