Real – Atletico, Nuk do ta besoni këtë statistikë

Lojtarët e Atetico Madridit kanë vrapuar më tepër se ata të Realit në derbin e qytetit.

Sport

29/02/2016 13:11

Atletico Madrid ka vrapuar 11 kilometra më shumë se Real Madridi.

Sipas Marcas, Atletico Madridi ka vrapuar gjithsej 119 kilometra në ndeshjen që u zhvillua të shtunën, duke lënë prapa Realin me 108 kilometra.

Gazeta spanjolle shkruan se kjo është dobësia e Realit këtë edicion, mos angazhimi i nevojshëm i lojtarëve.

Los Colchoneros e fituan këtë derbi me rezultat 1:0, fal një goli të Griezmann.