Real – Atletico, dy mungesa në ndeshjen e kthimit

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo dhe mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez, do të mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak të suspendimit.

Sport

15/04/2015 09:29

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për shkak të suspendimit.

Reprezentuesi brazilian u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e fundit të kohës së rregullt, dhe u suspendua për duelin e kthimit në Santiago Bernabeu.

Për të njëjtën arsye do të mungojë edhe mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez, që u ndëshkua me karton të verdhë pesë minuta para fundit. Ndeshja u mbyll në barazim 0:0.