Real apo Barcelonë? Ky është lajmi i fundit nga Aubameyang

Hans Joachim Watzke ka hedhur poshtë kategorikisht transferimin e Pierre Emierik Aubameyang te Bayern Munich.

Sport

09/04/2017 23:07

Por, presidenti i Dortmundit, ka bërë të ditur se do t’i shqyrtojnë ofertat tjera, sidomos ato nga Barcelona dhe Real Madrid.

Sulmuesi Aubameyang që po regjistron paraqitje të mira në Bundesligë, në disa deklarata në të kaluarën ka thënë se ëndërron të vesh fanellën e Real Madridit.

“Mendoj se ai do të qëndroj me ne. Por në rast se vije ndonjë ofertë nga Reali dhe Barcelona, ne do të mendojmë. Ekipet tjera nuk janë alternativë për të. Dhe te Bayerni nuk do të shkojë”, ka deklaruar Watzke./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy