Real apo Barca, Griezmann befason me përzgjedhjen

Antoine Griezmann do të jetë emri më i përfolur i afatit kalimtar veror që po vjen.

Sport

20/03/2017 22:04

Ylli francez po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, por më seriozja deri më tani, duket Manchester United.

Por, edhe pse është pjesë e Atletico Madridit, ai se ka problem të luaj te Real Madridi apo Barcelona, madje thotë se ëndrra e tij ka qenë që të luaj te skuadrat e mëdha evropiane.

“Të luaj në Real apo Barcelonë? Pse jo. Do të ishte realizim i ëndrrës për mua, kam dëshiruar të luaj gjithmonë te klubet më të mira në Evropë, aty është edhe Bayern apo edhe skuadrat angleze”, ka deklaruar Griezmann./Lajmi.net/